Lajme

Lladrovci takon DEMOS-in: Sheshi po ndërtohet sipas dinamikës së planifikuar

By GAZETA SCANNER 1

September 25, 2024

Sot, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësuesit e DEMOS-it, me ç’rast diskutuan për projektin e ndërtimit të Sheshit “Fehmi dhe Xhevë Lladrovci”, shesh i cili po ndërtohet me grantin e performancës.

“Vet projekti më ngarkon me përgjegjësi shtesë, për një Shesh shembullor që do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe pasqyrë e komunës tonë”, ka theksuar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Me bashkëpunëtorë, pata kënaqësi të pres në takim përfaqësuesit e projektit DEMOS, z. Ertan Munoglu dhe z. Prend Krasniqi.

Me këtë rast i falënderova për punën korrekte, me përpikëri dhe bashkëpunimin e shkëlqyer me DEMOS-in, organizatën shembull të punës e përkushtimit për avancimin e mirëqenies së qytetarëve në nivelin lokal.

Diskutimi u përqendrua te shpenzimet e mjeteve të Grantit të perfomancës komunale, me ç’rast i informova se Sheshi “Fehmi Lladrovci” po punohet sipas dinamikës, përkundër disa vështirësive dhe gjithçka do të realizohet sipas planit, me kohë e cilësi.

Po ashtu, theksova se vet projekti, më ngarkon me përgjegjësi shtesë, për një Shesh shembullor që do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe pasqyrë e komunës tonë.

Diskutimet e përbashkëta sollën në fokus përmbushjen e qëllimit të grantit dhe funksionin e Sheshit që po realizohen sipas planit, dhe u zhvillua një vizitë në Sheshin që po realizohet.

E përgëzova dhe falënderova z. Munoglu dhe Krasniqi për bashkëpunim në emrin tim dhe në emër të qytetarëve të Komunës së Drenasit, për projektet e realizuara ndër vite me buxhetin e grantit të performancës.

Presim këto ditë edhe lajmin se sërish jemi kampion të performancës komunale, me çka do të vazhdojmë me projekte në interes të qytetarëve. Faleminderit!

https://www.facebook.com/share/p/vz66MNzyLzzzCVUY/?mibextid=WC7FNe