Lajme

Lladrovci: Sot e katër vjet, Kosova e vuan mungesën e heronjve të saj të luftës dhe paqes

By GAZETA SCANNER 1

November 04, 2024

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me rastin e katërvjetorit të shkuarjes në Hagë të katër liderëve të luftës dhe paqes, ka bërë një postim në rrjetin social.

“Më shumë se kurrë, Kosovës sot i mungojnë bijtë e saj më besnikë e dalëzotës”, ka shkruar ai.

Postimi i Lladrovcit në fb:

Sot e katër vjet, Kosova e vuan mungesën e heronjve të saj të luftës dhe paqes. Katër vjet prej se Hashimi, Kadriu, Jakupi, Rexha dhe të tjerët filluan betejën e fundit për Kosovën dhe pastërtinë e luftës së drejtë të UÇK-së. Më shumë se kurrë, Kosovës sot i mungojnë bijtë e saj më besnikë e dalëzotës.

Për këto katër vjet, vendi u qeveris nga keqbërës e keqpërdorues masiv të besimit qytetar, të institucioneve dhe të parasë publike. Orteku që do ta dërgojë në shtëpi këtë Qeveri, tashmë është nisur. Paaftësia në qeverisje, shkeljet e ligjit, korrupsioni, mosmirëmbajtja e aleancave tona jetike dhe degradimi i shtetit marrin fund më 9 shkurt 2025.

Kosova do të zgjedh më meritorët për ta udhëhequr mandatin e ardhshëm, pa afera, pa shkelje të Kushtetutës dhe pa komplekse inferioriteti, me besim në forcat pozitive të Kosovës bashkë me aleatët brenda vlerave të arritura demokratike me mund e përkushtim.

Bedri Hamza si kryeministër pres ta ndalojë degradimin dhe ta kthej Kosovën në rrugë të mbarë, ndërsa heronjtë tanë të luftës dhe paqes do të marrin ndihmën e Shtetit dhe Qeverisë me kushtet e duhura për mbrojtjen meritore. Gati për ndryshim!

https://www.facebook.com/share/K6AKpgpFZTmPvCQm/?mibextid=WC7FNe