Lajme

Lladrovci: Reagimi i shpejtë në veri dëshmi për përkushtimin e tejkalimit të gjendjes

By GAZETA SCANNER

November 30, 2024

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas aktit të mbrëmshëm terrorist në veri të vendit.

“Akti i mbrëmshëm terrorist mbi kanalin e ujit Ibër-Lepenc dhe dy sulmet në Zveçan, të ndodhura brenda 72 orëve, rrezikojnë sigurinë në vend”, ka shkruar ai në profilin e tij në rrjetin social.

Lladrovci ka deklaruar se “reagimi i shpejtë i organeve të rendit dhe të sigurisë, ndërmarrjes për sanimin e gjendjes në terren për furnizim me ujë, bashkë me reagimin e faktorit ndërkombëtar, janë dëshmi për përkushtimin e tejkalimit të gjendjes së krijuar”.

Zbulimi dhe ndëshkimi i kryesve të akteve që dëmtojnë paqen dhe sigurinë në Kosovë, mbetet detyrë për përgjegjësit vendorë e ndërkombëtarë, ka deklaruar në fund Lladrovci.

https://www.facebook.com/share/p/1FZ6ZSLzFR/?mibextid=WC7FNe