Me rastin e publikimit të rezultateve nga KDI për transparencën komunale për vitin 2023, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka theksuar se vendi i parë është vlerësim për punën e shkëlqyer në këtë komunë.
Faleminderit të gjithëve, puna dhe sukseset tona vazhdojn, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë:
Vendi i parë për komunën e Drenasit për transparencë!
Falënderoj Institutin Demokratik të Kosovës për angazhimin rreth çështjes së transparencës komunale, duke konfirmuar punën tonë të shkëlqyer dhe vlerësimin me vendin e parë, bashkë me tri komunat tjera.
Transparenca do të vazhdoj të jetë shtylla kryesore e qeverisjes, me llogaridhënie, qeverisje demokratike dhe barazi para ligjit, me çka ne zbatojmë premtimin ndaj besimit të qytetarëve.
Falënderoj Zyrën për Informim dhe komunikim me publikun, zyrtarët komunalë dhe qytetarët për bashkëpunim, për përkushtimin e vazhdueshëm për transparencën e qeverisjes tonë komunale.
Faleminderit të gjithëve, puna dhe sukseset tona vazhdojnë!
https://www.facebook.com/1653723698/posts/pfbid0FcwnX8zzXAetyjLCoRDywuxMGJ18UtAagFkjPzSNG5ocaSUVJyF6E2HzTEEwPaXtl/?mibextid=WC7FNe