Lajme

Lladrovci: Prokuroria po akuzon çlirimtarin e jo kriminelët që e vranë qytetarin duarthatë nga fotografia e publikuar si “dëshmi”

By GAZETA SCANNER 1

April 03, 2023

Me fillimin e gjykimit në Hagë, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar me rastin e publikimit të një fotoje, ku shihet një qytetar që është vrarë më 3 prill 1999 dhe nuk paditen kriminelët që e vranë atë por çlirimtarët, raporton Scanner.

“Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale ishte regjimi gjenocidal i Serbisë, për gati 100 vjet, jo çlirimtarët! Drejtësi për çlirimtarët”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë në instagram:

Kur Gjykata e Hagës risjell kujtimet e trishtueshme, më 3 prill 2023.

Më 3 prill 1999, është vrarë Fehmi Bajraktari nga fshati Kishnarekë që shihet në pamjet ku flet Jakup Krasniqi (në krahun e tij të majtë), me rastin e shënimit të festës së 28 nëntorit të vitit 1998 në fshatin Divjakë.

Paradoksi i kësaj Prokurorie është se po akuzon çlirimtarin e jo kriminelët që e vranë qytetarin duarthatë nga fotografia e publikuar si “dëshmi”.

Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale ishte regjimi gjenocidal i Serbisë, për gati 100 vjet, jo çlirimtarët! Drejtësi për çlirimtarët!

View this post on Instagram

A post shared by Ramiz Lladrovci (@rlladrovci)