Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti sot Komisioneren e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, Drejtoren e Përgjithshme, znj. Lumnije Demi dhe znj. Nita Zeqiri.
E falënderova Komisioneren për përkushtimin e Agjencisë, si krah i fortë i zbatimit të ligjshmërisë, dhe theksova se planifikojmë ta bëjmë digjitalizimin e komunës, për të avancuar transparencën, sigurinë dhe informimin e qytetarëve të komunës tonë dhe më gjerë, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë i Lladrovcit:
Sot, me kënaqësi, takova Komisioneren e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva-Dërmaku, Drejtoren e Përgjithshme, znj. Lumnije Demi dhe znj. Nita Zeqiri, me ç’rast diskutuam për arritjet dhe sfidat e sigurimit të mbrojtjes së të dhënave personale në komunë. Në takim morën pjesë edhe zyrtarët e komunës të cilët kanë të bëjnë me komunikimin publik dhe çështjet që lidhen me sigurinë e të dhënave personale. Znj. Sogojeva-Dërmaku, ofroi bashkëpunimin e plotë për realizimin e objektivave të përbashkëta, në kuadër të kornizës ligjore, duke theksuar bashkëpunimin e shkëlqyer të deritashëm, në mes të Agjencisë dhe Komunës së Drenasit. E falënderova Komisioneren për përkushtimin e Agjencisë, si krah i fortë i zbatimit të ligjshmërisë, dhe theksova se planifikojmë ta bëjmë digjitalizimin e komunës, për të avancuar transparencën, sigurinë dhe informimin e qytetarëve të komunës tonë dhe më gjerë. Po ashtu, theksova nivelin maksimal të transparencës, gatishmërinë e ofrimit të qasjes në dokumente zyrtare për qytetarët, qasjen për mediat dhe palët e interesuara, duke potencuar ankesat tona pranë KMShK, si dhe vonesat rreth trajtimit të shpifjeve. Transparenca është baza e qeverisjes demokratike, privatësia e qytetarit, ruajtja dhe mbrojtja e të dhënave të qytetarëve, është obligim yni dhe qëndrojmë fort pas kësaj. Faleminderit!
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0ciPJJj2iEyYnWvePpUxhetJPXyupDMHghYuU8BJHhoYef7gdLMvpiXxzQKVbSKqul&id=1653723698&mibextid=WC7FNe