Lajme

Lladrovci pret zv. ministren Daulina Osmani: Do të jemi mikpritës të shkëlqyer të Lojërave mesdhetare

By GAZETA SCANNER 1

July 22, 2024

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti sot, zv. Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj. Daulina Osmanin, me të cilën diskutoi rreth Lojërave mesdhetare “Prishtina 2030.

“Komuna e Drenasit, do të ofrojë tërë përkrahjen për arritjen e objektivave lidhur me organizimin e Lojërave mesdhetare “Prishtina 2030”, do të jemi aktiv dhe mikpritës të shkëlqyer sipas traditës, ashtu siç na ka hije, si komunë dhe si shtet”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i tij në rrjetin social:

Me zv. ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj. Daulina Osmanin, pata kënaqësinë të diskutojmë rreth Lojërave mesdhetare “Prishtina 2030”. Në agjendën e këtyre lojërave me reputacion ndërkombëtar, të parat e këtij lloji në Republikën tonë, është i përfshirë edhe Drenasi.

Fillimisht e përgëzova Daulinën për sukseset e saj si rekordmene në not në garat nacionale si dhe reputacionin e saj në garat ndërkombëtare, duke theksuar se çikat po na bëjnë krenare në shumë fusha.

Pasi u njoha me planet rreth këtyre garave ndërkombëtare shumë të rëndësishme për reputacionin e shtetit tonë, theksova traditën e komunës tonë për sport, planet për zhvillimin e sportit, përfshirjen e stadiumeve dhe qendrave sportive në hartat zonale, shpronësimet dhe procedurat tjera për investimet kapitale për sport.

Në shenjë nderimi, znj. Osmani ia dhurova medaljonin e punuar nga duart e arta të anëtareve të Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave dhe vizituam Stadiumin e qytetit “Rexhep Rexhepi”, i cili tashmë është gati për gara ndërkombëtare.

Komuna e Drenasit, do të ofrojë tërë përkrahjen për arritjen e objektivave lidhur me organizimin e Lojërave mesdhetare “Prishtina 2030”, do të jemi aktiv dhe mikpritës të shkëlqyer sipas traditës, ashtu siç na ka hije, si komunë dhe si shtet.

https://www.facebook.com/share/p/BLdzBqFD1bNfB87h/?mibextid=WC7FNe