Lajme

Lladrovci pret në zyrë Endrit Thaçin: Me urtësi dhe zgjuarsi, ndjek rrugën e nderit e atdhetarizmit

By GAZETA SCANNER 1

June 29, 2024

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim, djalin e Hashim Thaçit, Endritin, me ç’rast, ka shkruar se kur takohet me të “rizgjohet dhimbja për padrejtësinë dhe lumi i kujtimeve”, raporton Scanner.

Lladrovci me rastin e vizitës së Endrit Thaçit në zyrën e tij, ia ka dhuruar librin e Bedri Islamit kushtuar Fehmi e Xhevë Lladrovcit, “Përjetësia e dyfishtë”.

Postimi i Lladrovcit në rrjetin social:

Mysafir i rrallë, mysafir i çmuar, Endrit Thaçi, në Drenas, zemrën e Kosovës.

Takimi me Endritin, çdo herë më zgjon emocione të forta, sepse, menjëherë rizgjohet dhimbja për padrejtësinë dhe lumi i kujtimeve.

Veprimtaria e përbashkët atdhetare me mikun tim, Hashim Thaçin, është e begatë dhe duhet kujtesë e fuqishme për renditjen e shumë ngjarjeve, nga njohja, te aksioni i parë i UÇK-së më 1992, e deri te vizita në Hagë.

Endriti është krenari e familjes Thaçi, me urtësi dhe zgjuarsi, ndjek rrugën sa të vështirë, aq të rëndë, rrugën e nderit e atdhetarizmit të Hashim Haxhi Latif Thaçit.

Faleminderit për vizitën Endrit!

https://www.facebook.com/share/p/iDgZfYdwqGRGisjo/?mibextid=WC7FNe