Lajme

Lladrovci pret në takim zv. Ministrin Tafarshiku: Presim përkrahje edhe për projektet tjera

By GAZETA SCANNER 1

August 21, 2023

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim zv. Ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, me ç’rast diskutuan për projektet e përbashkëta dhe nevojën për projekte të reja.

“E falënderova zv. Ministrin Tafarshiku për vizitën dhe gatishmërinë për të investuar në projektet me vlerë për qytetarët tanë. Dy projekte janë të aprovuara ku njëri është në zbatim ndërsa tjetri presim të fillojë, parku i Pishave të Gllobarit dhe Projekti për përmirësimin e furnizimit me ujë”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Me kënaqësi prita në takim, zv. Ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, z. Ali Tafarshiku, me ç’rast diskutuam për projektet në vijim dhe planet tona për investimet kapitale.

E falënderova zv. Ministrin Tafarshiku për vizitën dhe gatishmërinë për të investuar në projektet me vlerë për qytetarët tanë. Dy projekte janë të aprovuara ku njëri është në zbatim ndërsa tjetri presim të fillojë, parku i Pishave të Gllobarit dhe Projekti për përmirësimin e furnizimit me ujë.

Po ashtu, theksova se Komuna ka edhe projekte tjera me interes për qytetarët tanë, por, është në dorën e Ministrisë dhe buxhetit që disponon Ministria se a mund të realizojmë projekte të përbashkëta. Ne e kemi gatishmërinë për bashkëpunim, në veçanti finalizimin e rrugës për Çiçavicë dhe rrugës për Berishë, projekte këto që lidhin tri e më shumë komuna.

Faleminderit zv. Ministër Tafarshiku për vizitën dhe inkurajimin për bashkëpunim!

https://instagram.com/p/CwNdlJqNRik/