Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti sot në takim futbollistin më të ri të kombëtares së Kosovës në futboll, Vesel Demakun.
“Me Vesel Demakun, futbollistin e lindur e të rritur në Austri që bart me krenari emrin e Gjyshit dëshmor, ishte kënaqësi të bisedoja dhe ta përgëzoj për aplikim për shtetësi dhe gatishmërinë për angazhimin në kombëtaren e Kosovës në futboll”, ka shkruar Lladrovci.
Ai ka shkruar se “bashkë me Veselin, ishte edhe babai i tij, Blerimi dhe axha Kreshniku, të cilët i falënderova për vizitën dhe shqipen e rrjedhshme të Veselit, i cili edhe pse i formuar si futbollist në klube të njohura të Austrisë, nuk ka humbur asgjë nga modestia e familjes”, duke e përgëzuar “suksese Vesel, respekt familje Demaku!”
https://www.facebook.com/share/deBHDMhKbSVbGjdM/?mibextid=WC7FNe