Lajme

Lladrovci: Përkushtimi atdhetar është detyrë mbi detyrat!

By GAZETA SCANNER 1

January 17, 2024

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar vdekjen e heroit kombëtar, Skënderbeut dhe vrasjen e tre heronjve të kombit, Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës, raporton Scanner.

Sot e gjithmonë, përkulemi para veprës së tre heronjve të 17 Janarit 1982, duke ritheksuar dhe rikujtuar se përkushtimi atdhetar, është detyrë mbi detyrat, është detyrë e përqafuar nga bijat dhe bijtë më të mirë të kombit të cilët sakrificën e kishin pjesë të pandashme të jetës së tyre, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Lladrovcit në fb:

Janari i ftohtë, kombit tonë i solli ditën e ndarjes nga heroi kombëtar. Është datë e cila mbetet në kujtesën tonë për aq sa do të jetë bota, ditë e kalimit në botën e amshueshme e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Pas pak më shumë se pesë shekuj, ngrica e janarit do të na ngrinte sërish zemrat. Ende e kemi të freskët dhimbjen për tre viganët e çështjes kombëtare, tre heronjtë e kombit, Jusufin, Kadriun e Bardhoshin, të cilët me veprën e tyre na treguan shtigjet se nga shkonte liria jonë. Sot e gjithmonë, përkulemi para veprës së tre heronjve të 17 Janarit 1982, duke ritheksuar dhe rikujtuar se përkushtimi atdhetar, është detyrë mbi detyrat, është detyrë e përqafuar nga bijat dhe bijtë më të mirë të kombit të cilët sakrificën e kishin pjesë të pandashme të jetës së tyre. Lavdia e heroit tonë kombëtar është e përjetshme, ashtu siç është i përjetshëm kujtimi për heronjtë e kombit, Jusufin, Kadriun dhe Bardhoshin! https://www.facebook.com/share/p/CVsFnJpcX2WY8dz4/?mibextid=WC7FNe