Lajme

Lladrovci përkujton viktimat e sulmit terrorist të 11 Shtatorit

By GAZETA SCANNER

September 11, 2024

Me rastin e përvjetorit të sulmit terrorist në Nju Jork, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përkujtuar viktimat e pafajshme të atij sulmi.

“Sulmi terrorist i 11 Shtatorit në Nju Jork, shkaktoi dhimbje për mijëra familje të viktimave të pafajshme. Ky akt terrori zgjoi solidaritet në mbarë botën demokratike”, ka shkruar Lladrovci.

Nga ajo ditë, ka shkruar ai, u dëshmua se bota mund të jetë e lëndueshme dhe e pasigurt. Pas këtij akti të rëndë terrori, u krijua aleanca kundër terrorizmit global të cilës i prinë Amerika, aty bën pjesë edhe shteti ynë. Nderim i përjetshëm për viktimat e 11 Shtatorit!

https://www.facebook.com/share/p/jWfcexNdWkjevuXY/?mibextid=WC7FNe