Lajme

Lladrovci përkujton nënën në katër vjetorin e kalimit të saj në amshim

By GAZETA SCANNER 1

June 10, 2024

Në katër vjetorin e kalimit në amshim të Nënës, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci e ka përkujtuar duke cekur se ajo ishte dhe mbetet Nënë Heroinë.

Postimi i Lladrovcit në rrjetin social:

Sikur para katër vitesh kur nga ne fizikisht u nda Nëna Ki, malli dhe pikëllimi për të vazhdon të jetë i madh. Ne e kemi ditur se zemra e saj ka qenë e përvëluar për Fehën e Xhevën, por përkundër dhimbjes së pamatshme të saj, jemi munduar t’i ofrojmë kujdes e dashuri. Nëna Ki ishte nënë e cila me butësinë e saj, na bëri të fortë, me sinqeritetin e saj, na bëri më të mirë, me shembullin e saj, na bëri më të qëndrueshëm. Ajo ishte dhe mbetet Nënë Heroinë për Emriun, Bukurien, Selvien, Florien, Dinorën, Valbonën, për mua dhe të gjithë ata që ecën rrugës së përbashkët të çlirimit. Kujtimi i paharrueshëm për të, do të bartet ndër breza. Përgjithmonë në zemrat tona është Nëna Ki!

https://www.facebook.com/share/p/fj2ZoMMVUATqgtkk/?mibextid=WC7FNe