Lajme

Lladrovci për Kosharen: Liria erdhi nëpërmjet grykës së pushkës!

By GAZETA SCANNER 1

April 04, 2024

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marrë pjesë në Seancën solemne kushtuar 25 vjetorit të Betejës së Koshares, me ç’rast ka shkruar se “Kur bëhet vlerësimi i shkëlqyer për këtë betejë dhe luftën e UÇK-së, përkrahja duhet të jetë e shkëlqyer edhe me vepra për drejtuesit tanë të luftës e paqes”.

“Liria erdhi nëpërmjet grykës së pushkës. Po u harrua historia, ajo përsëritet në formën më të keqe”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë i tij në fb:

Sot mora pjesë në Seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, kushtuar përvjetorit të 25-të të Betejës së Koshares. Më erdhi mirë që u dhanë vlerësime të çmuara rreth kësaj beteje të lavdishme që bashkoi tërë kombin si dhe për rëndësinë e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës. Kur bëhet vlerësimi i shkëlqyer për këtë betejë dhe luftën e UÇK-së, përkrahja duhet të jetë e shkëlqyer edhe me vepra për drejtuesit tanë të luftës e paqes, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe të tjerët që padrejtësisht gjenden në Hagë. Liria erdhi nëpërmjet grykës së pushkës. Po u harrua historia, ajo përsëritet në formën më të keqe! Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë! Lavdi Agim Ramadanit, Sali Çekajt, Xhemail Fetahajt dhe të gjithë heronjve të Koshares! Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

https://www.facebook.com/share/5Yf83N6pVazU4hBV/?mibextid=WC7FNe