Kryetari I komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kujtuar mikun e madh të tij dhe të Kosovës, Jeff Bieley, me rastin e varrimit në Florida.
Lladrovci ka theksuar se “Jeff ishte një humanist i vendosur i cili besonte në çlirimin e Kosovës, lirinë dhe demokracinë, besonte në shtetin e Kosovës, besonte në të drejtën barazisë së njerëzve pavarësisht etnisë dhe besimit”.
Postimi i Lladrovcit në fb:
Sot, miku ynë Jeff, është varrosur në Florida. Ceremonia e varrimit, është zhvilluar në ora 17:00 sipas kohës tonë, ndërsa në Katedralen e “Nënë Terezës” në Prishtinë, në ora 18:00, është zhvilluar mesha e përshpirtshme kushtuar atij, në prani të miqve dhe të shokëve të shumtë.
Meshën kushtuar Jeff Bieley, e udhëhoqi Don Lush Gjergji të cilin e falënderoj nga zemra, me ç’rast së bashku e nderuam njeriun e mirë, mikun e Kosovës dhe të popullit shqiptar, Jeffin. Kështu, ne, nga Kosova iu bashkuam dhimbjes së familjes Bieley, me rastin e humbjes së birit e vëllait të tyre.
Jeff ishte një humanist i vendosur i cili besonte në çlirimin e Kosovës, lirinë dhe demokracinë, besonte në shtetin e Kosovës, besonte në të drejtën barazisë së njerëzve pavarësisht etnisë dhe besimit. Ai dha shumë për lirinë e Kosovës dhe përcolli të vërtetën tonë kur më së shumti kishim nevojë. E kisha shok e mik të cilin do ta kujtoj përgjithmonë.
I paharrueshëm është kujtimi për Jeff Bieley!
https://www.facebook.com/rlladrovci/posts/pfbid02mcUYs7mqogaCPHis3X33Ea2b2PKoRVe9RAekHqu5DhgYUwCszgV25jUR9DHA3BEjl