Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me shokë e bashkëpunëtorë, ka vizituar kryetarin e Shoqatës së Veteranëve dhe Invalidëve të UÇK-së, të liruar nga Gjykata e Hagës, raporton Scanner.
Hys, ti me shokë, je krenaria e kombit, andaj, mirë se ke ardhë. Po dëshmohet se heronjtë kthehen të fundit nga beteja. Asnjë gjyq nuk mund ta errësojë shkëlqimin e përjetshëm të UÇK-së, ka deklaruar Lladrovci.
Postimi i plotë në rrjetin social:
Në Morinë, me shokë e bashkëpunëtorë, e vizituam Hysin, për t’i thënë se solidariteti ynë, ka qenë dhe mbetet maksimal me të dhe shokët tanë që ndodhen padrejtësisht në Hagë.
Hysit i dëshirova mirëseardhje, me dëshirat më të mira që gjithmonë të ketë gëzime për të dhe shokët tanë të cilët i presim sa më shpejtë fitimtarë, Hashimin, Kadriun, Jakupin, Rexhën, Nasimin, Calin, Pjetrin…
Vlera sublime e kombit tonë, UÇK-ja, do të mbetet misioni më fisnik dhe më i çmuar që nga koha e Skënderbeut e këndej për liri e dinjitet nacional, andaj nuk na befasojnë sfidat që i sjellin keqbërësit dhe do të dalim sërish fitimtarë. Çështja jonë e drejtë, liria e Kosovës na siguron këtë fitore, sot e gjithmonë.
Vuajtjet që i solli Haga, preku krejt kombin, mua në veçanti, duke u përpjekur të më bëjnë dëme, në vendin ku dhemb më së shumti, por dështuan. Ashtu siç iu hoqën retë e zeza Kosovës dhe shokëve tanë, mu hoqën edhe mua.
Hys, ti me shokë, je krenaria e kombit, andaj, mirë se ke ardhë. Po dëshmohet se heronjtë kthehen të fundit nga beteja. Asnjë gjyq nuk mund ta errësojë shkëlqimin e përjetshëm të UÇK-së!
https://instagram.com/p/CyqGnDINn5I/