17.3 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Lladrovci në trevjetorin e kalimit në amshim të Gani Sylajt, nderon jetën dhe veprën e tij të madhe atdhetare

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me veprimtarin e shquar Mehmet Hajrizin, familjarët, kolegët dhe miqtë e Gani Sylajt, ka nderuar jetën dhe veprën atdhetare të shokut të tij, me rastin e trevjetorit të kalimit në amshim.

Sot, nderuam një nga personalitetet më të shquara të komunës tonë, mësuesin e devotshëm, atdhetarin e përkushtuar, njeriun e mirë, shokun tonë, Ganiun, i cili na la një trashëgimi të madhe me kujtime të paharruara, me libra të çmuar, me shembuj qëndrese e rezistence dhe gjenerata të tëra të arsimuara në frymën atdhetare, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Sot, në trevjetorin e kalimit në amshim të atdhetarit dhe ish kryetarit të komunës, Gani Syla, me familjarët, kolegët dhe qytetarët, kemi bërë homazhe dhe kemi vendosur lule, në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e tij të paharrueshme.
Sot, nderuam një nga personalitetet më të shquara të komunës tonë, mësuesin e devotshëm, atdhetarin e përkushtuar, njeriun e mirë, shokun tonë, Ganiun, i cili na la një trashëgimi të madhe me kujtime të paharruara, me libra të çmuar, me shembuj qëndrese e rezistence dhe gjenerata të tëra të arsimuara në frymën atdhetare.
Urtësia, sinqeriteti dhe përkushtimi i tij për interesin publik e nacional, mbetet i papërsëritshëm, andaj, kujtimi për të do të trashëgohet ndër gjenerata.
Lavdi jetës dhe veprës së Gani Sylajt!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit