Lajme

Lladrovci në takim me znj. Uribe, mike e Kosovës: Amerika jo vetëm për neve, por edhe për tërë globin është gardian i lirisë

By GAZETA SCANNER 1

June 06, 2023

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur miken e Kosovës nga Amerika, dr. Betty Uribe, me të cilën diskutoi për çështje të ndryshme, në veçanti për përkrahje ndaj grave.

Në takim, theksova se liria jonë mban vulën amerikane dhe nga Presidenti Wilson e deri sot, ne jemi të bekuar me miqësinë amerikane. Amerika sot, jo vetëm për neve, por edhe për tërë globin është gardian i lirisë, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Me kënaqësi, takova miken e madhe të Kosovës nga Amerika, me origjinë nga Kolumbia, dr. Betty Uribe, e cila është shumë e përkushtuar për viktimat e dhunës seksuale në Kosovë, me bashkëpunim të ngushtë me gratë e Kosovës, duke trajtuar sfidat që ndjekin këtë çështje.

Në shenjë falënderimi që na vizitoi, znj. Uribe dhe bashkëpunëtorët e saj, ua dhurova nga një medaljon dhe nga një ekzemplar të librit të Bedri Islamit, kushtuar Fehmi e Xhevë Lladrovcit, “Përjetësia e dyfishtë”.

Në takim, theksova se liria jonë mban vulën amerikane dhe nga Presidenti Wilson e deri sot, ne jemi të bekuar me miqësinë amerikane. Amerika sot, jo vetëm për neve, por edhe për tërë globin është gardian i lirisë.

Ne kurrë nuk do të arrijmë t’i themi të gjitha ato që meriton populli amerikan, prandaj, fjala jonë e urtë thotë shtëpia është e Zotit dhe mikut, ju jeni në shtëpinë Tuaj, sepse, miqësia Juaj u dëshmua kur na kanosej zhdukja biologjike, theksova në takim.

Ne, sot, punojmë për fuqizimin e shtetit dhe lutemi për fitoret e Amerikës në të gjitha frontet, në veçanti për promovimin e lirisë, demokracisë e barazisë në botë. Është fat yni se Amerika e kuptoi qëllimin tonë të drejtë, çlirimin dhe pavarësinë si shtet demokratik me vlera euro-atlantike. https://instagram.com/p/CtKCSpstxuz/