Lajme

Lladrovci në Marinë: Përgjithmonë, do të kujtojmë e nderojmë kontributin jetësor të dëshmorëve të kombit

By GAZETA SCANNER 1

April 14, 2024

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në Memorialin e Dëshmorëve në Marinë, ka përkujtuar dëshmorët Bejtë Rexhepin, Hajzer Rexhepin, Fazli Qerkinin, Mehdi Hoxhën, Agron Berishën dhe Naim Tikun, në përvjetorin e rënies së tyre në altarin e lirisë.

“Në 25 vjetorin e rënies në altarin e lirisë të dëshmorëve Bejtë Rexhepi, Hajzer Rexhepi, Fazli Qerkini, Mehdi Hoxha, Agron Berisha dhe Naim Tiku, kemi bërë homazhe dhe kemi vendosur buqeta me lule pranë varrezave të tyre në Memorialin e Dëshmorëve në Marinë”, ka shkruar Lladrovci.

“Përgjithmonë, do të kujtojmë e nderojmë kontributin jetësor të dëshmorëve të kombit të cilët në luftë ballëhapur kundër okupatorit dhanë më të shtrenjtën e tyre, jetën”, ka deklaruar Lladrovci dhe ka shtuar se “nderimi për atdhetarët ndër breza është nderim për vlerat e shtetit që po ndërtojmë”.

I përjetshëm është kujtimi për Bejtë Rexhepin, Hajzer Rexhepin, Fazli Qerkinin, Mehdi Hoxhën, Agron Berishën dhe Naim Tikun. Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të rënë për lirinë e vendit! Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!, ka shkruar ai në fund.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0p5heXncRQ7G1ng44sPkMSYqudzsesKzdbJZ137scqynHYSs9QRpktbCduFkL84yhl&id=1653723698&mibextid=WC7FNe