LajmeZgjedhjet 2021

Lladrovci në Komoran: Nuk do të lejoj të dëmtohet interesi publik nga keqbërësit

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, njëherësh kandidat për mandatin e ardhshëm qeverisës, është takuar me ish punëtorët e NSH “Drenica” në Komoran.

Në këtë takim, z.Lladrovci ka theksuar se nuk do të lejoj të dëmtohet interesi publik nga keqbërësit.

“Ata nuk kanë parti. Keqbërësit kanë vetëm interesa personale, prandaj partitë i ndryshojnë jo çdo katër vjet por çdo muaj”, ka shkruar Lladrovci.

Kryetari Lladrovci ka përmendur edhe projektet me interes në Komoran si infrastruktura rrugore, Shkolla Profesionale, Pishina gjysmë olimpike, ndriçimi publik e tjera.

Shkrimi i plotë:

Takimi në Komoran, me ish punëtorët e NSh “Drenica”, ishte rast të diskutoja e bashkëbisedoja për punën e shkëlqyer që kemi bërë dhe do ta bëjmë.
Nuk do të lejoj të dëmtohet interesi publik nga keqbërësit. Ata nuk kanë parti. Keqbërësit kanë vetëm interesa personale, prandaj partitë i ndryshojnë jo çdo katër vjet por çdo muaj.
Interes publik në Komoran, është në disa fusha si infrastruktura rrugore, Shkolla Profesionale, Pishina gjysmë olimpike, Qendra e Mjekësisë Familjare, ndriçimi publik, kanalizimi, etj. për këtë interes publik nuk ndalem, nuk bëj dallime për të zbatuar ligjin.
Ligjshmëria, transparenca dhe llogaridhënia, janë themeli i punës time këtë mandat dhe mandatin e ardhshëm. Vazhdojmë me suksese.
Bashkë për Drenasin!

PDK 177

Ramiz Lladrovci