Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me bashkëpunëtorë, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë, ka nderuar sot, heroin Gani Kastrati, me rastin e 26 vjetorit të rënies heroike, raporton Scanner.
Heroi Gani Kastrati ra në altarin e lirisë më 24 gusht 1998, në fshatin Luzhnicë, gjatë ballafaqimit me forcat e armikut, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë:
Me rastin e 26-vjetorit të rënies së Heroit Gani Kastrati, me nënkryetarin, Arben Shala, bashkëpunëtorë e familjarë të dëshmorëve e qytetarë, kemi bërë homazhe dhe vendosëm buqeta me lule pranë busteve të heronjve, Gani Kastrati, Azem Kastrati dhe Hysni Murseli, në Nekoc. Bustet e tre heronjve në Nekoc, janë nderim për sakrificën e tyre për çlirim, kujtesë për gjeneratat dhe vlerën e lirisë së atdheut tonë. Heroi Gani Kastrati ra në altarin e lirisë më 24 gusht 1998, në fshatin Luzhnicë, gjatë ballafaqimit me forcat e armikut në vendin e quajtur Bajrak dhe është i varrosur në Varrezat e Dëshmorëve në fshatin Kleçkë. Lavdi jetës e veprës së Heroit Gani Kastrati! Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit! Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
https://www.facebook.com/share/p/aFZHdfToUrjWPFox/?mibextid=WC7FNe