Lajme

Lladrovci nderon dr. Lec Lecin dhe Behram Morinën në përvjetorin e rënies së tyre heroike

By GAZETA SCANNER 1

September 24, 2024

Në përvjetorin e rënies heroike të dr. Lec Lecit dhe Behram Morinës, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me bashkëpunëtorë, familjarët e dëshmorëve, shoqatat e dala nga lufta dhe qytetarët, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora me lule.

“Dr. Leci, hero i Kosovës, si pasardhës i Lec Gradicës, gjatë luftës çlirimtare dha kontribut të çmuar për shëndetësinë në Drenicë dhe më gjerë”, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i plotë:

Sot është përvjetori i rënies heroike të dr. Lec Leci nga Gradica dhe Behram Morinës nga Gllobari.

Me familjarë të dëshmorëve, mikun tim Luigjin dhe bashkëpunëtorët, shoqatat e dala nga lufta dhe qytetarët e shumtë, kemi bërë homazhe dhe vendosëm kurora me lule pranë Memorialit të dëshmorëve në Marinë, në shenjë nderimi për jetën dhe veprën e tyre atdhetare.

Dr. Leci, hero i Kosovës, si pasardhës i Lec Gradicës, gjatë luftës çlirimtare dha kontribut të çmuar për shëndetësinë në Drenicë dhe më gjerë.

Lavdi jetës dhe veprës së dr. Lec Leci dhe Behram Morina!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

https://www.facebook.com/share/qiJNhyXJqGpjdte6/?mibextid=WC7FNe