Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, bashkë me Enver Hoxhajn, Elmi Reçicën dhe Valton Halimin, kanë takuar kryetarin e komunës Gleisdorf në Austri, njëherësh deputet i Parlamentit të Austrisë, Christoph Stark, të cilin e ka ftuar për vizitë në Kosovë.
Miqësia me Austrinë është bekim, ka shkruar Lladrovci, transmeton Scanner.
Postimi i plotë:
Bashkë me miqtë e mi, Enver Hoxhajn, Elmi Reçicën dhe Valton Halimin, dje e takova me kënaqësi, sërish pas disa vitesh, z. Christoph Stark, kryetar i komunës Gleisdorf, në Steiermark, po ashtu deputet i Parlamentit të Austrisë, mik i Kosovës dhe shtetasve tanë në këtë komunë dhe më gjerë.
Pasi z. Stark bëri një prezantim të aktiviteteve, arritjeve dhe sfidave të komunës që drejton dhe punës që bën në Parlamentin e Austrisë, u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit me aleatët dhe lidhjet historike e tradicionale të Kosovës me Austrinë.
Takimi u fokusua edhe rreth bashkëpunimit të mundshëm me interes të përbashkët, njëherësh z. Stark i bëra ftesë për vizitë në Kosovë dhe në Komunën e Drenasit.
Në takim, ishte edhe dr. Karl Bauer, mik i njohur i Kosovës dhe shqiptarëve, i cili përkrah bashkëpunimin me shtetasit tanë që gjenden në Steiermark dhe në Austri.
Suksesi i bashkatdhetarëve tanë në Austri është i madh, me kompani të suksesshme, sikur miku im Valton Halimi, i cili po kontribuon për fuqizimin e miqësisë dhe mbrojtjes së interesit të Kosovës dhe shqiptarëve në sferën politike, klimën pozitive për bashkëpunim në nivelet vendimmarrëse. Faleminderit!
Miqësia me Austrinë është bekim!
https://www.facebook.com/share/p/VMCKhKYLqSeJb52T/?mibextid=WC7FNe