Kryetarët e Prishtinës, Pejës dhe Drenasit, Përparim Rama, Gazmend Muhaxheri dhe Ramiz Lladrovci, zhvilluan takim me kryebashkiakun e Shtutgartit, Frank Nopper, ku ishte i pranishëm edhe z. Rainer Wieland, zv. Kryeyar i Parlamentit Evropian dhe ish diplomari, Imer Lladrovci.
Komunat që i kemi vizituar, në listat e zgjedhjeve lokale, gjendeshin kandidat shqiptarë me arritje dhe suksese në politikë, duke vlerësuar për zgjedhje z. Wieland për Parlamentin Evropian.
Postimi i z. Lladrovci:
Me z. Wieland, Përparimin, Gazmendin dhe Imerin, patëm takime në Gerlingen, dhe vazhduam në Stutgart, me ç’rast na priti kryebashkiaku dr. Frank Nopper, njëherësh anëtar i kryesisë së Bashkësisë të Qyteteve në Gjermani.
Edhe pse ditë pushimi, z. Nopper, kishte shumë angazhime, megjithatë, shkurt na njohu me arritjet dhe sfidat e qeverisjes së kryeqytetit të Baden-Württembergut.
U njohëm me të kaluarën e këtij qyteti mikpritës i shumë kombeve, edhe të dhjetëra mijëra shqiptarëve që jetojnë e punojnë këtu, tashmë edhe si gjeneratë e tretë.
Në mbrëmje, na priti për darkë në restoranin e tij, bashkëqytetari ynë nga Negroci, z. Krasniqi dhe vazhduam te Restorani i Familjes Deliu nga Rezalla, të cilët ishin shembull të arritjeve këtu.
Komunat që i kemi vizituar, në listat e zgjedhjeve lokale, gjendeshin kandidat shqiptarë me arritje dhe suksese në politikë.
Z. Wieland si mikpritës dhe dashamirë i Kosovës, ishte i lumtur me kandidatët shqiptarë në listat e CDU-së për zgjedhjet lokale, njëherësh me mundësi për të ndikuar për kandidaturat e Parlamentit Evropian që do të jenë zë i Kosovës atje.
Faleminderit Imer për këtë agjendë dyditore në Baden-Württemberg të pesë kryetarëve të komunave tona në kohën kur shqiptarët me votën e tyre, i kontribuojnë edhe interesave të veta në shtetin mikpritës, edhe interesave të Kosovës.
https://www.facebook.com/share/vgoHyQqg4QXaJ2cY/?mibextid=WC7FNe