Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vlerësuar lartë Policinë e Kosovës, duke theksuar se është krenar me të, raporton Scanner.
“Kosova është vend i shqiponjave, nuk ka vend për Wagnerin. Krenar me Policinë e Kosovës”, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë:
Policia e Kosovës, e ngritur mbi vlerat më sublime të shtetit tonë, është krenaria jonë.
Policia e Kosovës nuk e njeh Wagnerin as ia lë vendin këtu. Deri tash, gati gjysma e njësitit terrorist janë jashtë radhëve, disa te shefi i vet e disa të lidhur.
Pres lajmin se kriminelët e përgatitur e të pajisur me armë nga Vuçiqi, janë asgjësuar një për një. Të kota janë përpjekjet për ta destabilizuar Kosovën.
Kosova është vend i shqiponjave, nuk ka vend për Wagnerin. Krenar me Policinë e Kosovës!
https://instagram.com/p/CxlEgnxN9u4/