Lajme

Lladrovci: Kapitenit të sprovuar, zakonisht i bëjnë mirë dallgët dhe më shpejtë e arrin cakun

By GAZETA SCANNER 1

May 11, 2024

Gjatë fundjavës, Ramiz Lladrovci ka postuar pamje duke lundruar, me motobarkë, me miq, në Grykën e Bunës. Kapitenit të sprovuar, zakonisht i bëjnë mirë dallgët dhe më shpejtë e arrin cakun, ka shkruar Lladrovci, raporton Scanner.

“Me miq, kaluam ditë të bukur me motobarkë, nga deti i hapur në Grykën e Bunës. Ulqini si çdo herë, i bukur e mikpritës, me traditë. Kur nuk ka erë me dallgë të mëdha, drejtimi i barkës, është më i lehtë se drejtimi i një makine. Kapitenit të sprovuar, zakonisht i bëjnë mirë dallgët dhe më shpejtë e arrin cakun. Fundjavë të këndshme miq e mikesha!”, ka shkruar në postimin e tij, Lladrovci.

https://www.facebook.com/share/p/B6Q7PrRN2zB3JmVo/?mibextid=WC7FNe