Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka dhënë mbështetje kandidatit të PDK-së me numërin 58, Ramë Vataj.
Ai ka kujtuar kohën e veprimtarisë së përbashkët. “Me Ramën, me dekada i kemi pasur vuajtjet, gëzimet e hidhërimet e përbashkëta, shoqërimin dhe idealet e përkushtimit atdhetar. Sot, kujtuam rrugën e ndjekur, sfidat e të tashmes dhe të ardhmen tonë”, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë:
Me Ramën, me dekada i kemi pasur vuajtjet, gëzimet e hidhërimet e përbashkëta, shoqërimin dhe idealet e përkushtimit atdhetar. Sot, kujtuam rrugën e ndjekur, sfidat e të tashmes dhe të ardhmen tonë.
Kandidatura e tij për deputet, është vlerë e Listës së PDK-së, do të jetë vlerë e përbërjes së re kuvendore, duke ndjekur agjendën e vlerave që përfaqëson ai dhe shokët e tij.
Uroj që Prof. Dr. Ramë Vataj të ketë sukses në garën zgjedhore, bashkë me kontribuuesit e lirisë, shtetformimit, shtetndërtimit dhe bartësve të vlerave të spikatura të atdheut tonë në Kuvendin e ri të Kosovës me Bedri Hamzën kryeministër, për Kosovën ma mirë.
#PDK131✅ #BedriHamza1✅ #MemliKrasniqi2✅ #RamëVataj58✅ #KosovaMundetMaMirë✅
https://www.facebook.com/share/p/1585SX6QRa/