Kryetari i komunës së Drenasit, ka përkujtuar heroizmin e Tahir e Nebih Mehës, para 42 vitesh, duke theksuar se “jehona e krismave të Mehajve, do të jehojnë deri sa të ekzistojë kombi ynë”, raporton Scanner.
Lladrovci ka shkruar në rrjetin social “sot e gjithmonë do ta kujtojmë heroizmin e Tahir e Nebih Mehës, të cilët u bënë pararendës të rezistencës së armatosur, lajmëtar se kjo tokë do të lind heronj e besnikë që do ta vazhdojnë rrugën e tij, disa vite më vonë me Komandantin legjendar Adem Jasharin”.
Postimi i plotë:
Rezistenca shekullore ndaj okupatorit, nxori në shesh vargun e heronjve të kombit, të cilët me veprën e tyre ndriçuan rrugën e çlirimit të Kosovës. Prekazi i Ahmet Delisë, do të ishte një nga shembujt më domethënës që do të mbante fillin e përkushtimit atdhetar me rezistencën kaçake, për të arritur te Shaban Polluzha.
Gjurmët e këtij heroizmi, të rezistencës titanike do të bëhen konkrete nga Tahir Meha, para 42 vitesh, dhe do të realizohej profecia e tij se për këtë qëndresë do të shkruaj edhe Zhenmin Zhibao. Atë ditë okupatori jugosllav do të turpërohej para një kulle të vetme, para Tahir e Nebih Mehës. Jehona e krismave të Mehajve, do të jehojnë deri sa të ekzistojë kombi ynë.
Sot e gjithmonë do ta kujtojmë heroizmin e Tahir e Nebih Mehës, të cilët u bënë pararendës të rezistencës së armatosur, lajmëtar se kjo tokë do të lind heronj e besnikë që do ta vazhdojnë rrugën e tij, disa vite më vonë me Komandantin legjendar Adem Jasharin.
Legjenda e Tahir Mehës i kontribuon edhe sot fuqizimit të ndërgjegjes tonë, për shtetin tonë i cili lindi mbi përkushtimin e paepur atdhetar me gjenerata.
Lavdi e përjetshme për heronjtë e kombit Tahir e Nebih Meha! Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit! https://instagram.com/p/CsLj9TbgJGc/