Lajme

Lladrovci i dhuron stemën e UÇK-së Ali Ahmetit para shtatores së heroit Tahir Sinani

By GAZETA SCANNER 1

February 06, 2024

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ia ka dhuruar Ali Ahmetit, liderit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, stemën e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare.

Lladrovci ka theksuar se shtatorja e heroit Tahir Sinani së shpejti do të gjendet krah Bajram Currit në Tropojë.

Postimi i plotë i Lladrovcit në rrjetin social:

Stema e ushtrisë fitimtare, Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, dhuratë për liderin e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmetin. Dhuratë simbolike, pranë shtatores së heroit të kombit, Tahir Sinanit, i cili së shpejti do të gjendet krah Bajram Currit në Tropojë. Kush e harron të kaluarën, është i dënuar ta përsëris. Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë! Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

https://www.facebook.com/share/WBtuJkyGrsrDbZ6G/?mibextid=I6gGtw