Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marrë pjesë në Seancën solemne të Parlamentit të Republikës së Kosovës, kushtuar 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Në këtë festë, mungojnë heronjtë e luftës dhe paqes, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të tjerët, ka deklaruar Lladrovci.
Postimi i tij i plotë:
I nderuar të marrë pjesë në Seancën solemne të Parlamentit të Republikës me rastin e shënimit të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës. Seancën e bëri të veçantë, prania e ish kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, z. Bler, njërit nga udhëheqësit botëror që u vu në mbrojtje të Kosovës dhe popullit tonë.
Ne përjetësisht jemi falënderues për angazhim shembullor të NATO-s, kur për herë të parë për 78 ditë u goditen caqet dhe burimet e forcave gjakatare serbe me ç’rast u ndal gjenocidi ndaj qytetarëve tanë nga regjimi okupator.
Në këtë festë, mungojnë heronjtë e luftës dhe paqes, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të tjerët, por, historia as nuk zhbëhet e as nuk mund të rishkruhet. Liria ka emër, UÇK!
Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të kombit!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Nderim i përjetshëm për NATO-n, në krye me ShBA-në dhe BE-në!
https://www.facebook.com/share/p/JB18NjFFrGstDVfJ/?mibextid=WC7FNe