Me rastin e vdekjes së Gjeneralit Jackson, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vlerësuar lart personalitetin e tij si oficer dhe mik i Kosovës.
“Gjenerali Jackson, ishte model i oficerit, njeriut dhe mikut të Kosovës, i cili do të mbahet mend si komandant i trupave të NATO-s të cilat i udhëhoqi me mençuri dhe gjakftohtësi”, ka deklaruar Lladrovci.
“Rrethanat e tërheqjes së ushtrisë jugosllave nga Kosova, prania e UÇK-së dhe hyrja e trupave të NATO-s krijuan situatë ku vetëm një Gjeneral si Jackson ka mundur t’i menaxhojë”, ka shkruar ai.
“Përparimet historike në Kosovë, pas 10 qershorit, janë edhe kontribut i Gjeneralit. I paharrueshëm është kujtimi për Gjeneralin Jackson”, është shprehur Lladrovci.
https://www.facebook.com/share/p/x4t7HuYwbwuBBGh5/?mibextid=WC7FNe