Në selinë e degës së PDK-së në Drenas, kryetari i degës, Ramiz Lladrovci, me rastin e aderimit të Diellza Ramës në PDK, ka theksuar se fuqizimi i radhëve të PDK-së, është dëshmi për Kosovën e gjasave dhe mundësive të barabarta.
Postimi i plotë i tij në fb:
Fuqizimi i radhëve të PDK-së, me vajza dhe djem shembullorë, është dëshmi e misionit dhe vizionit tonë për Kosovën e gjasave dhe mundësive të barabarta, të përkushtuar për fuqizimin e shtetit dhe shtetësisë.
Aderimi i Diellza Ramës në PDK, ku ishte i pranishëm edhe babai i Diellzës, Avdullahu, veteran i UÇK-së, është vazhdim i rrugës së pandalshme për të mirën e Kosovës dhe qytetarëve tanë, vlerave për të cilat u angazhuan gjenerata të tëra.
Mirë se erdhe Diellza, me të rejat dhe të rinjtë e PDK-së, do të realizoni ëndrrën Tuaj për sot dhe për nesër, suksese!
https://www.facebook.com/share/WK3dxhsMsKjTUdxW/?mibextid=WC7FNe