Lajme

Lladrovci fton qytetarët të regjistrohen: Komuna e Drenasit dhe Kosova ka më shumë vlerë me Juve

By GAZETA SCANNER 1

May 08, 2024

Sot, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me familjen, kanë kryer obligimin ligjor të procesit të regjistrimit të popullsisë, raporton Scanner.

Qytetarë të komunës së Drenasit regjistrohuni, sepse, Komuna e Drenasit dhe Kosova ka më shumë vlerë me Juve, ka ftuar Lladrovci qytetarët të regjistrohen.

Postimi i plotë i tij në rrjetin social:

Sot, me familjen time e kemi kryer obligimin e regjistrimit të popullsisë.

I falënderoj regjistrueset për profesionalizmin dhe seriozitetin e këtij procesi.

Regjistrimi i popullsisë është i obligueshëm, andaj, ftoj qytetarët e komunës së Drenasit të regjistrohen.

Në veçanti ftoj qytetarët tanë që jetojnë në mërgatë dhe qytetarët me banim të përkohshëm në komunat tjera të regjistrohen.

Procesi zgjat disa minuta por mbetet tregues për dekadën e ardhme dhe me ndikim në pushtetin lokal.

Komuna merr grante për aq sa ka qytetarë të regjistruar, andaj, ankesat për shërbime të atyre që nuk regjistrohen, do të jenë të vonuara.

Qytetarë të komunës së Drenasit regjistrohuni, sepse, Komuna e Drenasit dhe Kosova ka më shumë vlerë me Juve!

Për informata rreth regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave – ReKoS 2024, vizito: https://ask.rks-gov.net/

Për mbështetje teknike rreth përfundimit të formularit për regjistrim nga Diaspora, kontakto zyrtarët mbështetës në: infoask@rks-gov.net ose në numrin e telefonit +383 46 388 005, +383 46 500 150.

Për ankesa rreth procesit të regjistrimit tuaj, kontaktoni: infoask@rks-gov.net ose ediaspora@rks-gov.net

Për asistencë teknike nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, kontaktoni e-diaspora@rks-org.com, ambasadën apo konsullatën më të afërt në vendin ku jetoni.

https://www.facebook.com/share/p/G7Gs2FxCBDPDD64P/?mibextid=WC7FNe