Pas vrasjes së policit në veri të vendit, ka reaguar kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci duke theksuar “deri kur do të qajnë nënat tona?”
Postimi i plotë:
Edhe një sulm kundër Republikës, deri kur?
Lajm i trishtueshëm, në Kosovën e lirë, vritet polici Afrim Bunjaku dhe plagosen dy të tjerë nga grupet kriminale.
Siguria në shtetin tonë do ngritur në tjetër nivel, bashkë me faktorin ndërkombëtar, KFOR-in dhe organet e sigurisë deri në çrrënjosjen e çdo rreziku që i kanoset rendit dhe ligjit.
Ngushëllime familjes Bunjaku dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës, shërim të shpejtë të lënduarve.
https://instagram.com/p/CxkhwBntMf7/