Lajme

Lladrovci: Duke ecur vitet, shkëlqimi i Epopesë së UÇK-së po rritet

By GAZETA SCANNER 1

March 06, 2024

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me rastin e shënimit të ngjarjes historike, Epopesë së UÇK-së, ka deklaruar se “Komandanti legjendar, Adem Jashari dhe familja Jashari, dëshmoi si asnjëherë më parë, sa i fortë e i madh ishte vullneti ynë për liri”.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Në përvjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Prekazin e Komandantit legjendar Adem Jasharit dhe familjes Jashari, me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqin, familjarë të dëshmorëve, veteranë të UÇK-së, drejtuesit të pushtetit qendror e lokal dhe qytetarë, kemi bërë homazhe dhe vendosëm kurora me lule.

Komandanti legjendar, Adem Jashari dhe familja Jashari, dëshmoi si asnjëherë më parë, sa i fortë e i madh ishte vullneti ynë për liri. Ishte vullnet që asnjë forcë më nuk mund ta ndalte, deri në çlirimin e Kosovës.

Pas homazheve, me bashkëveprimtarë e bashkëluftëtarë, mora pjesë në zbulimin e bustit të heroit e heroinës, Hamit e Sala Jasharit, familje emblematike dhe qëndrestare, të cilët dhanë kontribut të madh për çlirim dhe u flijuan për lirinë e Kosovës.

Çdo Mars me pranverën do të na sjell emocionet dhe ndjenjat më fisnike të përkushtimit të përbashkët, njëherësh kujtime krenare, sepse, në hapat e parë të rrugës për çlirim, pata fatin të ecim së bashku.

Sot, me ne në shënimin e Epopesë, nuk janë heronjtë e luftës dhe paqes, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe çlirimtarët tjerë, por, presim që drejtësia ta thotë fjalën e vet dhe ata të kthehen si gjithmonë fitimtar.

Duke ecur vitet, shkëlqimi i Epopesë së UÇK-së po rritet, nderimi dhe përkushtimi për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit, po bëhet më i madh.

Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë!

Lavdi Komandantit legjendar Adem Jasharit dhe Jasharajve legjendarë!

Lavdi e përjetshme Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

https://www.facebook.com/share/p/qHDw2WcT3JT6bgnb/?mibextid=WC7FNe