Lajme

Lladrovci: Drenasi përmbushi kushtin e kualifikimit për Grantin e Performancës për vitin 2022, jemi përfitues edhe të Grantit të Performancës për 2021

By GAZETA SCANNER 1

December 28, 2022

Sot është mbajtur Mbledhja e Jashtëzakonshme e Kuvendit të Drenasit, e cila ishte me rëndësi për të përmbyllur brenda vitit kalendarik çështjen që kishte të bënte me Grantin e Performancës Komunale, e ku morën pjesë shumica e asamblistëve të PDK-së, të VV-së, të AAK-së dhe LDK-së, raporton Scanner.

Po ashtu, z. Lladrovci ka deklaruar se nga Ministri i MAPL, z. Elbert Krasniqi, mori konfirmimin se Komuna e Drenasit është përfitues i Grantit të Perfomancëas Komunale dhe së shpejti do të nënshkruhet Marrëveshja e Bashkëpunimit.

Postimi i Lladrovcit në rrjetin social: Sot, në Mbledhjen e Jashtëzakonshme të Kuvendit të Drenasit, miratuam tetë pika të rendit të ditës. Me këtë mbledhje, nga asamblistët u votua edhe pika e rendit të ditës që ishte kushti për të hyrë në garën për Grantin e Performancës Komunale.

Prania e shumicës së asamblistëve të PDK-së, të VV-së, të AAK-së dhe LDK-së për realizimin e kushtit për Grantin, më ka bërë krenar, sepse, interesi qytetar është më i madh se përkatësia politike.

Në këtë ditë shumë të suksesshme, dua të përgëzoj asamblistët e pranishëm dhe qytetarët që na japin përkrahje me vlerësime, kritika e sugjerime.

Dua t’ju njoftoj po ashtu se nga Ministri i MAPL, z. Krasniqi, mora konfirmimin se jemi përfitues të Grantit të Perfomancëas Komunale dhe së shpejti do ta nënshkruajmë Marrëveshjen e Bashkëpunimit.

Granti për Performancën Komunale ka rëndësi të madhe për qytetarin sepse, të gjitha projektet i prek dhe sheh në zbatim për mirëqenien e vet!

View this post on Instagram

A post shared by Ramiz Lladrovci (@rlladrovci)