Lajme

Lladrovci dhe ambasadori Szunyog vizitojnë projektet e BE-së dhe flasin për prioritetet e komunës

By GAZETA SCANNER 1

June 26, 2024

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësuesin e BE-së në Kosovë, Ambasadorin Tomáš Szunyog, me ç’rast diskutuan për bashkëpunimin, grantin e performancës, projektet me prioritete dhe sfidat, raporton Scanner.

Lladrovci ka shkruar se ka cekur sfidat, duke deklaruar se “jemi shumë të angazhuar për sigurimin e ujit të pijes, ujëmbledhësin në Vërboc, për ngecjet e paarsyeshme dhe vështirësitë e aftësimit të ujësjellësit me investimet e komunës për ujë, për impiantin e ujërave të zeza, rregullimin e shtratit të lumit dhe ndotjen e ambientit”.

Postimi i Lladrovcit në rrjetin social:

Kam qenë i nderuar me vizitën e djeshme të Ambasadorit, Sh.T.Z. Tomáš Szunyog, me ç’rast diskutuam për bashkëpunimin e shkëlqyer me Zyrën e BE-së në Kosovë, për grantin e performancës, për projektet e ndryshme me vështrim të veçantë për investimet kapitale, për prioritetet me sfidat. E falënderova Ambasadorin për projektin e Sheshit, Çerdhes dhe projektin e arsimit, duke potencuar dëmet e shkaktuara nga vonesat në nivelin qendror e deri te padia ndaj institucioneve rreth pasqyrave financiare pa fajin tonë, mos marrja e grantit përkundër vendit të parë. Me Ambasadorin vizituam Sheshin “Fehmi Lladrovci” dhe Çerdhen, të dyja këto projekte në realizim të punimeve. Në takim theksova se jemi shumë të angazhuar për sigurimin e ujit të pijes, ujëmbledhësin në Vërboc, për ngecjet e paarsyeshme dhe vështirësitë e aftësimit të ujësjellësit me investimet e komunës për ujë, për impiantin e ujërave të zeza, rregullimin e shtratit të lumit dhe ndotjen e ambientit. Ambasadorin Szunyog e falënderova për vizitën dhe theksova se Kosova ka vetëm një rrugë, rrugën e vlerave euro-atlantike. Faleminderit, faleminderit!

https://www.facebook.com/1653723698/posts/pfbid0UqweBhtiqsq2ZZ5Xe85hqXQiu1TAyf3coXQ3KWwNsAk1wLn8nBLHUktVtxDq4M69l/?mibextid=WC7FNe