Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me bashkëpunëtorë, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë, ka nderuar dëshmorët e kombit, me rastin e përvjetorit të rënies së tyre në fushën e nderit, kundër okupatorit serb, raporton Scanner.
Postimi i tij në fb:
Më rastin e 25 vjetorit të rënies së dëshmorëve Halim Bajraktari, Islam Kastrati, Ramadan Bytyqi, Mentor Morina, Mentor Gashi, Mehdi Fazliu, Muhamet Gashi e Nuredin Ibishi, me bashkëpunëtorë e familjarë, kemi bërë homazhe dhe kemi vendosur buqeta me lule të freskëta pranë varreve ku pushojnë dëshmorët.
Në betejën e “Gurit të Gradinës”, kanë rënë heroikisht dëshmorët Islam Kastrati, Ramadan Bytyqi, Mentor Morina, Halim Bajraktari dhe Mentor Gashi.
Po në këtë datë, ranë dëshmorë edhe Azem Miftar Hajdaraj nga Abria, Mehdi Fazliu nga Gradica, Muhamet Gashi e Nuredin Ibishi.
Në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ishin përfshirë bijat e bijtë më të çmuar të kombit, duke ditur se rruga e çlirimit dhe lirisë ishte rrugë e përkushtimit deri në flijim.
Dëshmorët dhe martirët e kombit, në rrugën e nderit, ranë për të mos u harruar kurrë.
Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të kombit!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
https://www.facebook.com/share/p/8kM2kF67MybnVDU6/?mibextid=WC7FNe