Lajme

Lladrovci: Banorë të Komunës së Drenasit, regjistrohuni

By GAZETA SCANNER 1

April 16, 2024

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ftuar banorët e komunës së Drenasit, t’i përgjigjen regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare.

Ftesa e Lladrovcit:

Banorë të Komunës së Drenasit, regjistrohuni!

Ftoj të gjithë banorët e Komunës së Drenasit, t’i përgjigjen regjistrimit të popullsisë dhe ekonomive familjare, brenda afateve të parapara, për të përmbushur obligimin ligjor, pavarësisht ku ndodhen përkohësisht.

Regjistrimi i popullsisë, i ndihmon vendit, qeverisjes së mirë në nivel qendror e lokal, njëkohësisht, ndihmon planifikimin e duhur, ngrit efikasitetin e arsimit, shëndetësisë, mundësitë e kapaciteteve për investime dhe zhvillimin e gjithmbarshëm.

Regjistrimi i popullsisë, është detyrë që merr pak kohë por ka ndikim afatgjatë, prandaj, kërkoj nga të gjithë banorët e komunës së Drenasit, kudo ndodhen, të gjejnë kohë e mundësi për ta kryer detyrimin ligjor por edhe moral, për pjesëmarrjen në regjistrimin e popullsisë.

Drenasi është zemra e Kosovës!

Me nderime, Ramiz Lladrovci

https://www.facebook.com/share/p/Vc8X8oRS2MZm5UQ3/?mibextid=WC7FNe