Botë

Liz Truss mbështet Trump në zgjedhjet presidenciale të ShBA-së

By GAZETA SCANNER 1

April 16, 2024

Ish-kryeministrja britanike Liz Truss ka mbështetur sot kandidatin e Partisë Republikane Amerikane, Donald Trump, në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, duke thënë se “Trump duhet të jetë ai” që do të jetë në Shtëpinë e Bardhë pas zgjedhjeve.

“Unë nuk mendoj se Biden ishte mbështetës i Mbretërisë së Bashkuar. Mendoj se ai ka qenë shpesh në anën e Bashkimit Europian dhe patjetër do të doja të shihja një president të ri në Shtëpinë e Bardhë”, tha Truss.