Ka përfunduar ndeshja mes Burnleyt dhe Liverpoolit, ku ky i fundit i është rikthyer fitores në Premier Ligë, duke e rrëzuar kështu nga pozita e liderit Arsenalin.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Turf Moor”, Liverpooli e ka mposhtur me rezultat solid 2:0 skuadrën e Burnleyt.
Golat e fitores për skuadrën e Jurgen Klopp i shënuan Darwin Nunez (6’) dhe Diogo Jota (90’).
Me pikët e reja, Liverpooli ngjitet në krye të tabelës në kuotën e 42 pikëve, dy më shumë se Arsenali në vendin e dytë.
Në anën tjetër, Burnley renditet në vendin e 19 në tabelë me vetëm 11 pikë të arkëtuara.