Skuadra e Liverpoolit si duket nuk e ka përfunduar merkaton verore.
“The Reds” në ditët e fundit të tregut të transferimeve, kanë shënjestruar sulmuesin anësor, Federico Chiesa.
Liverpooli tashmë ka nisur kontaktet me skuadrën e Juventusit për transferimin e italianit.
Chiesa është në merkato, pasi “Zonja e Vjetër” e ka bërë të qartë se dëshiron largimin e tij nga klubi.
Për 26-vjeçarin interesim ka shfaqur edhe Barcelona por nuk ka dërguar asnjëherë ndonjë ofertë zyrtare.