Sport

Liverpooli gjen pasuesin e Alexander-Arnold, e bën prioritet Frimpongun

By GAZETA SCANNER 1

December 03, 2024

Liverpool duket se është pajtuar me largimin e mbrojtësit Trent Alexander-Arnold dhe e ka bërë prioritet transferimin e yllit të Bayer Leverkusenit Jeremie Frimpong.

Alexander-Arnold është më afër se kurrë largimit nga “Anfield”, ku destinacioni i radhës pritet të jetë Real Madridi, skuadër kjo që javën e kaluar e informoi gjigantin anglez që e duan nënshkrimin me 26-vjeçarin.

Kësisoj, Liverpooli nuk ka humbur kohë, duke i nisur kontaktet me përfaqësuesit e Frimpong. Ata thuhet se e shohin holandezin si futbollisti ideal për ta dëshmuar vetën në Premierligë shkaku i kualiteteve që ka.

Mënyra si sulmon duket e përshtatshme për filozofinë e lojës së Arne Slot, i cili shpesh i përdorë mbrojtësit e krahut për t’iu bërë edhe më shumë presion mbrojtjes kundërshtare.

Sky Sport.ch” raporton se që disa javë ka pasur bisedime mes Liverpoolit dhe lojtarit, me këtë të fundit që ka dhënë dritën jeshile për një kalim të mundshëm në “Anfield”.

Bayer Leverkusen ndër të tjera nuk ka pranuar ende ndonjë ofertë zyrtare, mirëpo falë raporteve fantastike që kanë klubet, një marrëveshje mund të mbyllej lehtësisht.

Ndërkohë, raporti shton se Leverkusen do të kërkojë së paku 60 milionë euro për ta lejuar holandezin të largohet në verë.