Sport

Liverpool triumfon bindshëm ndaj Norwich Cityt, kualifikohet në çerekfinale të FA Cup

By GAZETA SCANNER 1

January 28, 2024

Liverpool ka shënuar fitore bindëse në shtëpi ndaj Norwich Cityt, për t’u kualifikuar në çerekfinale të FA Cupit.

“Reds” ishin fantastik nga fillimi, duke triumfuar me rezultat bindës 5:2.

Mesfushori Curtis Jones kaloi Liverpoolin në epërsi pas asistimit perfekt të McConnell (16’).

Mysafirët u kthyen shpejtë në lojë, duke barazuar rezultatin përmes Gibson që realizoi pas asistimit të Saras (22’).

Megjithatë, Liverpool e mori sërish dominimin me një gol perfekt të Darwin Nunez, që tundi portën pas asistimit të të riut Bradley (28’).

Liverpool vazhdoi të dominonte edhe në pjesën e dytë, me Diogo Jotan që shënoi golin e tretë pas një topi të kthyer (53’).

Për golin e katërt pastaj u përkujdes qendërmbrojtësi Virgil van Dijk pas harkimit të Szoboszlait (63’).

E tëra që bëri Norwich City ishte goli i dytë dhe njëkohësisht i fundit përmes Sainz, që realizoi një eurogol nga distanca (69’).

Kurse, fitoren e vulosi mesfushori Ryan Gravenberch në kohën shtesë (90+5′).

Kësisoj, Liverpool në çerekfinale do të përballet me fituesin e ndeshjes Watford – Southampton.