Sportst-slider

Liverpool “pushton” botën, Shaqiri rrëmben për të dytën herë këtë trofe

Liverpool është fitues i Botërorit të Klubeve, pasi që sonte në Katar, mundi Flamengon e Brazilit, me rezultat 1-0, pas lojës shtesë, sepse koha e rregullt u mbyll pa gola, raporton GazetaScanner.

Skuadra e Jurgen Klopp shkruan historinë pasi që pas Ligës së Kampionëve, rrëmben edhe trofeun e Botërorit të Klubeve.

Skuadra angleze llogaritje favorit në këtë duel, megjithatë, ekipi brazilian u shfaq skuadër e fuqishme, madje, nuk u thye deri në lojën shtesë.

Ishte braziliani Firminho, i cili në minutën e 99-të gjeti rrugën e golit dhe të fitores së madhe të Liverpoolit.

Edhe kampionët e Brazilit, krijuan disa raste të mira për gol, por që nuk ia dolën që assesi të çojnë topin në rrjetë. Në radhët e Liverpoolit, në finish të ndeshjes u inkuadrua edhe shqiptari Xherdan Shaqiri, i cili për herë të dytë fiton trofeun e Botërorit të Klubeve, pasi herën e parë reprezentuesi shqiptar i Zvicrës e këtë trofe e kishte fituar me Bayern Munich. /GazetaScanner/