Sport

Liverpool fiton me përmbysje ndaj Brightonit, merr kreun e Premier Leagues

By GAZETA SCANNER 1

March 31, 2024

Liverpool ka arritur t’i marrë pikët e plota në “Anfield Road” ndak Brightonit.

“The Reds” arritën që me përmbysje të rezultatit ta mposhtin ekipin mysafir.

Ekipi i Roberto De Zerbi, kaloi i pari në avantazh me golin e Danny Welbeck, i cili realizoi qysh në minutin e dytë.

Ishte Luis Diaz, ai i cili e barazoi rezultatin në minutin e 27-të.

Kurse, vulën fitores për skuadrën e Jurgen Klopp, ia dha Mohamed Salah, i cili realizoi në minutin e 65-të.

Pas kësaj fitore, Liverpool është në krye të renditjes së Premier Leagues, me 67-të pikë duke lënë prapa Arsenalin me dy pikë më pak.

I lumtur pas këtij triumfi u pa edhe trajneri Jurgen Klopp.

Sot po ashtu do të përballen mes vete Manchester City dhe Arsenal, të cilët janë po ashtu pretendentë për titull.

Një barazim mes këtyre dy ekipeve do t’i shkonte shumë përshtati “të kuqve” nga Liverpooli