Lista Serbe ka reaguar për arrestimin e serbit L.Z. në Gorazhdec pasi ka kënduar këngë me përmbajtje që nxisin përçarje, mosdurim dhe urrejtje ndëretnike.
Në reagimin e Listës Serbe thuhet se është e turpshme që personi në fjalë të qëndrojë në paraburgim.
“Duke pasur parasysh se Zllatiqanin është familjar, i cili asnjëherë nuk është larguar nga Gorazhdeci i tij, kërkojmë që menjëherë t’i lejohet e drejta për t’u mbrojtur nga liria, sepse është e turpshme që ai është ndarë nga familja në paraburgim për shkak të këndimit të këngëve”, thuhet në njoftim.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se pati edhe konsumim të alkoolit e thyerje të shisheve.