Lajme

Lirohet serbi që u arrestua sot në Jarinjë për rastin e narkotikëve

By GAZETA SCANNER 1

July 21, 2023

Është liruar serbi që u arrestua për një rast të narkotikëve në Jarinjë gjatë kësaj të premteje

Një qytetar i komunitetit serb nga Leposaviqi është arrestuar gjatë kësaj të premteje në pikëkalimin në Jarinjë.

Veton Elshani nga Policia e Kosovës ka konfirmuar se i njëjti pasi është arrestuar për një rast të vitit 2018, që lidhet me narkotikë, është liruar në procedurë të rregullt.

Dhe është liruar në procedurë të rregullt”, ka thënë Elshani.

Ai ka treguar se arrestimi ka ndodhur sot në mesditë, për lidhjet me narkotikë.