Lajme

Lirohet nga qiraja fabrika e plastikës në Drenas që u përfshi nga zjarri më 11 mars

By GAZETA SCANNER 1

June 20, 2024

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka ndërmarrë hapin e parë për mbështetjen e kompanisë “Plastika” në Drenas e cila më 11 mars të këtij viti ishte përfshirë nga zjarri.

Në njoftimin e MINT-it thuhet se në frymë pozitive janë ofruar mundësitë për lirim nga qiraja, në koordinim me komunën e Drenasit dhe do të shqyrtohen edhe mundësi të tjera modeste, sipas legjislacionit në fuqi.