Lajme

Lirimi i rrymës për bllok tarifat, Kajtazi: Kjo s`është ulje e çmimit, është propagandë

By GAZETA SCANNER 1

April 02, 2024

Gazetari Vehbi Kajtazi ka reaguar ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji e cila ka njoftuar për disa ndryshime në tarifat e energjisë elektrike.

Kajtazi ka thënë se fillimisht e shtrenjtojnë energjinë elektrike mbi 100 për qind, kurse më pas e lirojnë 8 për qind.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kajtazi ka shkruar se kjo nuk është ulje e energjisë, por propagandë.

“E shtrenjtojne energjine mbi 100 per qind, pastaj e lirojne 8 per qind, per bllok tarifat. Kjo nuk eshte ulje e çmimit, por eshte propagande, asi propagande me kos”, ka shkruar Kajtazi.